Qendra e Menaxhimit të Krizave ka njoftuar se zjarri i nisur dje në orët e vona të pasdites, në territorin e Komunës Çeshinovë – Obleshevë, ka vazhduar të përhapet me intenzitet të shtuar në një hapësirë me bar të thatë, shkurre dhe pyje.

Mëngjesin e sotëm zjarri ka lëvizur në hapësirën e fshatrave Vërbicë, Rajçan, Bunish dhe Tursko Rudare, ndërsa është përhapur edhe në territorin e Komunës së Probishtipit, duke lëvizur në drejtim të një pylli me drunj cilësor.

“Për të parandaluar hyrjen e zjarrit në pyll por edhe për të mos rrezikuar fshatrat përreth, në shuarjen e zjarrit përveç zjarrfikësve nga Koçani dhe Probishtipi janë përfshirë edhe dy helikopterë të policisë dhe një Air Traktor”, ka njoftuar Qendra. /SHENJA/

The post Zjarri i madh përhapet në disa vende të RMV-së, angazhohen edhe helikopterë për ta shuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";