Zjarri në ish kombinatin e duhanit në Tetovë e la Njësitin e Zjarrfikësve pothuajse pa pajisje

“Kemi dy kamionë të prishur dhe shumë gypa të djegur dhe të shpuar, që nuk janë më funksional. Do kemi pengesë vërtetë në punë tonë që duhet ta kryejmë sepse, kemi një dëm shumë të madh që na është bërë në materialet që i posedojmë ne. Do kërkojmë nga gjithë institucionet që të na zëvendësojnë këto mjete që na janë dëmtuar, sepse është një dëmtim shumë i madh për njësitin tonë. Ne kemi kapacitete por këto që u dëmtuan duhet të zëvendësohen sepse do na pengojnë nëse do kemi ndonjë zjarr me përmasa të ngjashme”, tha Avni Ameti. NJTZ Tetovë Komuna e Tetovës ka kërkuar ndihmën e Qeverisë, por përgjigje nuk ka marrë.

“Një ndër pikat e shtabit të krizës ishte që bashkë me Qeverinë të punojmë në përforcimin e kapaciteteve të NJTKZ edhe në aspektin e kadrimit edhe të pajisjeve për mjetet që iu duhet atyre që t`iu përgjigjen rasteve të tilla si i fundit. Ne jemi duke punuar edhe në rregullimin e çështjes së bashkëfinancimit pra të kemi marrëveshje të tillë në aktivitetet që kanë të bëjnë me veprimet e njësisë kundër zjarrit. Pra flasim edhe për punësime por edhe për investime tjera në përforcimin e kapaciteteve”, deklaroi Besar Durmishi. Komuna e Tetovës

Pajisjet që kanë zjarrfikësit, janë shumë të vjetra. Nëntë kamionët kundër zjarrit, asnjë zjarrfikës nuk e mban ndërmend se kur për herë të fundit janë pajisur me goma të reja, edhe pse kërkesat kanë qenë të vazhdueshme./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zjarrfikësit në Tetovë, pa kushte për punë, zjarri i fundit nxjerr në shesh dobësitë e makinave të stërvjetërsuara appeared first on Telegrafi.