Zjarrfikësit e Tetovës me mbi 500 ndërhyrje këtë vit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që nga fillimi i vitit, zjarrfikësit e Tetovës kanë ndërhyrë mbi 500 herë. Në pjesën më të madhe të rasteve, zjarrfikësit kanë shuar zjarre në Komunën e Tetovës dhe në pesë komunat tjera rurale të Tetovës. Përveç shuarjes së zjarrit, ata kanë ndërhyrë edhe gjatë aksidenteve në komunikacion dhe po ashtu kanë dezinfektuar qytetin.

“Mbi 80% e 504 ndërhyrjeve janë shuarje zjarri. Me këtë numër nënkuptohet se për çdo ditë kemi gati nga dy ndërhyrje në ditë”, tha komandanti i Njësisë kundër zjarrit në Tetovë, Uka Aliti.

Territori që ndërhynë zjarrfikësit e Tetovës përfshin hapësirat nga Jazhinca deri në Kodrën e Diellit dhe i përfshin të gjitha komunat në rajon, përkatësisht u shërben 200 mijë qytetarëve, ndërsa për zjarrfikësit e Tetovës kjo paraqet problem.

“Largësia është vështirësia më e madhe për të arritur në kohë dhe të shuajmë zjarrin. Për shembull, për të ndërhyrë në Jazhincë, që është larg rreth 30 kilometra nga Tetova apo në ndonjë fshat malor, automjeteve tona u duhet së paku një orë, dhe kjo për shuarjen e zjarrit është shumë kohë”, tha Aliti.

Advertisement

Zjarrfikësit e Tetovës e kanë të vështirë edhe kur ndërhynë në qytet kur duhet të arrihet deri në ndonjë objekt.

“Shpesh herë ballafaqohemi me shoferë të pandërgjegjshëm dhe automjetet janë parkuar gabimisht. Te ne sekondat janë në pyetje, jo minutat. Gjithashtu, ka shoferë të pandërgjegjshëm që nuk na japin përparësi gjatë ndërhyrjes. Ju bëj thirrje qytetarëve që të lëshojnë automjetet tona të parakalojnë dhe të kenë kujdes ku parkojnë”, tha Aliti.

Ndryshe, në Komunën e Tetovës apo në Njësinë kundërzjarrit të punësuar janë 70 zjarrfikës./Telegrafi/

The post Zjarrfikësit e Tetovës me mbi 500 ndërhyrje këtë vit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy