Nga zjarri që sot në mëngjes shpërtheu në një shtëpi në fshatin Gërdovc në Koçan, një person ka vdekur, kurse një tjetër është lënduar dhe është transferuar për mjekim në Spitalin e përgjithshëm – Koçan.

Me intervenim të shpejtë të ekipit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Koçani, zjarri u lokalizua dhe u parandalua të përhapet në të gjithë objektin.

“Rreth orës gjashtë të këtij mëngjesi morëm thirrje për intervenim në një ndërtesë banimi në Gërdovc, ku gjetëm flakë në dy hapësira. Fatkeqësisht, një burrë 46 vjeç u dogj kurse nëna e tij e cila thithi gazra të dëmshëm nga tymi, u transferua në spitalin e Koçanit. Intervenuam me tre automjete dhe pesë zjarrfikës, duke parandaluar që flakët të mbërrinin në hapësirat ngjitur me ambientet shoqëruese afër. Rezultatet fillestare çojnë në supozimin se zjarri ishte shkaktuar nga një cigare e pashuar që personi i vdekur e kishte derisa qëndronte i shtrirë në shtrat”, theksoi Bllagoj Paunov, komandant i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse – Koçan.

Në vendin e ngjarjes në vijim është ekspertiza nga ana e inspektoratit policor dhe prokurorit publik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zjarr në një shtëpi në Koçan, digjet një person appeared first on Telegrafi.