Një zjarr shpërtheu në një banesë në Aerodrom të Shkupit, ndërsa pronari i banesës pësoi djegie. Së bashku me djalin e tij, për shkak të thithjes së tymit, janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”.

“Dje në ora 5:14 në SPB Shkup u raportua se në një ndërtesë në rajonin e komunës së Aerodromit, ka shpërthyer zjarr në banesë, pronë e P.D., i moshës 74-vjeçare. Nga zjarri, djegie pësoi pronari dhe së bashku me djalin e tij, 52-vjeçar O.D., për shkak të thithjes së tymit, janë dërguar në Klinikën ‘Nënë Tereza’ për dhënien e ndihmës mjekësore”, njoftojnë nga MPB.

Zjarri u lokalizua nga Brigada për mbrojtje zjarrfikëse – Shkup dhe me këtë rast është kryer ekspertizë nga ekipi hetues pranë SPB-Shkup.

The post Zjarr në një banesë në Aerodrom të Shkupit, pronari pësoi djegie appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";