Në deponinë e qytetit në Dibër mbrëmë shpërtheu zjarr, ndërsa tymi dhe aroma e rëndë janë përhapur në tërë qytetin.
Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë njësia zjarrfikëse territoriale, si dhe të punësuarit në ndërmarrjen komunale publike “Standard” me mekanizmin e vet.
“Shkaku, më se e sigurtë është faktor njeriu. Është djegur gjatë natës, pasi të kishte ndodhur gjatë ditës, ndoshta do të mund të thuhej se ka qenë nga temperaturat e larta. Kjo nuk ndodh për herë të parë”, thotë Omer Cami, udhëheqës i Sektorit për higjienë komunale në NKP “Standard”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";