Vendkalimi kufitar Bogorodicë është mbyllur për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në anën greke të kufirit.

Nga MPB-ja e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni përmes kësaj pike kufitare aktualisht është i ndërprerë dhe po ndërmerren masa intensive për shuarjen e zjarrit.

“Pas shuarjes së tij do të mundësohet sërish lëvizja përmes kësaj pike kufitare. Apelojmë qytetarët të mos drejtohen në këtë vendkalim kufitar derisa të bëhet e ditur se zjarri është shuar dhe qarkullimi është normalizuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së për qytetarët.

Ndërsa LAMM njoftoi se veturat janë duke u devijuar në pikën kufitare “Dojran”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat greke raportojnë se në shuarjen e këtij zjarri marrin pjesë 22 zjarrfikës dhe 10 automjete, si dhe edhe një helikopter, i cili e shuan zjarrin nga ajri./Telegrafi/

The post Zjarr në anën greke, MPB Maqedoni njofton se është mbyllur pika kufitare “Bogorodica” appeared first on Telegrafi.