Deputeti i BDI-së Arben Ziberi, i cili mbrëmë nuk mori pjesë në seancë, por erdhi vetëm gjatë votimit të qeverisë së re, ku të drejtën e tij e realizoi nga një kabinë e izoluar, nuk është testuar për COVID-19, e as nuk ka qenë në izolim.
Kështu thonë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, në lidhje me gjendjen shëndetësore të deputetit Ziberi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Xhaferi edhe mbrëmë tha se nuk ka rrezik për shëndetin e deputetëve tjerë, pasi për të votuar Ziberi janë marrë të gjitha masat e parapara nga Komisioni për Sëmundje Infektive.
Pas votimit të Ziberit, kabina nuk ka qenë në funksion deri në momentin e dezinfektimit./Telegrafi/
The post Ziberi nuk është testuar për COVID-19, ka votuar në kabinë pasi nuk është ndjerë mirë appeared first on Telegrafi.