Ziberi: Gjyqësori është më pak bashkëpunuesi me Avokatin e Popullit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Janë mbushur një vit nga emërimi i Naser Ziberit në pozitën e Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për “Slobodna TV”, ai tha se ky vit ka kaluar shumë shpejtë dhe me sfida të shumta. Ai tha se për shkak të pandemisë ka pasur pak ankesa nga qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka një atmosferë pozitive për ndryshim, por tendenca e ristrukturimit të institucioneve është e ngadaltë. Nuk mjafton vetëm legjislacioni që kemi, por nxitja e nevojshme për njerëzit që po zbatojnë reformat”.

“Çdo reformë që kërkon ndryshim sjelljeje është e vështirë. Këtu përfshihet gjyqësori dhe prokuroria, të cilat e kanë të vështirë të përshtaten me ndryshimin. Futja e vlerësimit të gjyqtarëve, llogaridhënies para Këshillit Gjyqësor apo Këshillit të Prokurorëve Publik shkakton tension në vetë institucionin dhe ka përpjekje për ta shtyrë atë”, theksoi mes tjerash Ziberi.

Advertisement

Ai theksoi se gjykatat dhe gjyqtarët janë në krye të perceptimit të përhapjes së korrupsionit në vend, si dhe ndër më pak bashkëpunëtorët me institucionin e Avokatit të Popullit./Telegrafi/

The post Ziberi: Gjyqësori është më pak bashkëpunuesi me Avokatin e Popullit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy