Avokati i Popullit, Naser Zyberi sot tha se burgjet e Maqedonisë së Veriut janë të ngarkuara, pasi ka shumë të burgosur. Zyberi tha se të burgosurit nuk kanë kushte shëndetësore dhe se kjo është e patolerueshme.

“Mbrojtja shëndetësore e të burgosurve mbetet plagë e pashëruar. Gati gjysma e burgjeve në Maqedoninë e Veriut nuk kanë mjek të përhershëm i cili do të kujdeset për shëndetin e këtyre personave. Mungojnë infermierët, medikamentet, aparatura”, tha mes tjerash Zyberi.

Ai ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se edhe përkundër rekomandimeve, nuk ka ndërrmarë veprime.

“Fatkeqësisht ministria e Shëndteësisë për kundër disa rekomandimeve tona dhe raporteve të veçanta nuk ka ndërmarrë hapa të nevojshëm. Në disa segmente edhe është keqësuar situata”, theksoi Zyberi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ziberi: Burgjet në Maqedoni janë të mbingarkuara dhe pa mjek të rregullt appeared first on Telegrafi.