Gjatë ditës së sotme partia më e madhe opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët mbajti Kongresin e Dytë të partisë.
Kryetari Ziadin Sela ishte kandidati i vetëm dhe u rizgjodh me 651 vota, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kongresit, Aleanca për Shqiptarët po ashtu ka votuar edhe për Kuvendin Qendror, Statutin dhe për platformën.
Kujtojmë ky është mandati i dytë i Ziadin Selës në krye të partisë, ndërsa më herët ka qenë në krye të LR-PDSH-së dhe në PDSH./Telegrafi/
Advertisement
The post Ziadin Sela rizgjidhet në krye të partisë appeared first on Telegrafi.