
Fatkeqësisht, vetoja u përsërit edhe pse vendi i plotësoi të gjitha kushtet”, tha ish-kryetari i komunës dhe ish-zv. ministri i Jashtëm Andrej Zhernovski për “Samo Vistina”.
Zhernovski thekson se është i zhgënjyer, por realist.
“Nuk prisja një rezultat spektakolar sepse aty ende po formohej Qeveria. Periudha ishte shumë e shkurtër. Ne humbëm shumë kohë duke pasur tre zgjedhje radhazi në Bullgari.
Petkov tha se do t’i heqë të gjitha pengesat për tejkalimin e mosmarrëveshjes dhe duhet të besojmë në integrim të shpejtë. Do të jetë e rëndësishme të ndalet gjuha e urrejtjes në të dyja vendet dhe të rivendoset dialogu”, shton Zhernovski./Telegrafi/
The post Zhernovski: Jam i zhgënjyer nga vetoja, por nuk prisja një rezultat spektakolar appeared first on Telegrafi.