Nën presidencë të përbashkët të ministrave të punëve të jashtme të Francës dhe Gjermanisë, Zhan-Iv Le Drian dhe Hajko Mas, u mbajt takim ministror i Aleancës për multulateralizëm, në të cilin mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Andrej Zhernovski, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebriezus.
Takimi ministror iu dedikuar përforcimit të arkitekturës së përforcuar multiulaterale shëndetësore dhe mekanizmat për parandalimin e krizave, si dhe luftën kundër përhapjes së dezinformatave në kontekst të COVID-19.
Në fjalimin e tij, Zhrenovski e transmetoi mbështetjen e fuqishme të cilën Maqedonia e Veriut ia jep multilateralizmit, duke nënvizuar se bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç në zgjidhjen e sfidave në këtë kohë kur COVID-19 vazhdon të jetë kërcënim vdekjeprurës për njerëzit.
“Ne i mbështesim të gjitha iniciativat të cilat i referohen përgjigjes kolektive ndaj pandemisë, përmes multilaterizmit efektiv dhe me rol qendror të Kb-së në luftën kundër krizës dhe përballjes me pasojat e saja”. theksoi Zhernovski. Në fund të fjalimit të tij, Zhernovski theks vendosi edhe ndaj rolit të çdo individi në përhapjen e dezinformatave rreth pandemisë COVID-19.
The post Zhernovski – Aleancës për multilateralizëm: Sfidës më të madhe shëndetësore i kemi dhënë përgjigje të shëndetshme appeared first on Telegrafi.