Klinika “Zhan Mitrev” sot dërgoi notë protestuese deri te Ministria e Shëndetësisë dhe nga atje presin falje për shkak në të dhënat e djeshme thuhet se ka 14 të vdekur për muajin janar në këtë muaj.
Nga klinika shprehin pakënaqësinë për shkak të mënyrës së prezantimit të numrave me çka Ministria e Shëndetësisë e prish imazhin dhe kërkon falje publike.
“Në raportin ditor u cituan të dhëna që kanë të bëjnë me numrat mujor të të vdekurve dhe kjo ekskluzivisht nga spitali ‘Zhan Mitrev’, pa u përmendur numrat mujor të institucioneve tjera, si ato shtetëror si ato privat. Gjithashtu ky njoftim u publikuar në të gjitha mediat”, thonë nga klinika “Zhan Mitrev”.
Sipas tyre, mënyra e tillë e prezantimit të këtyre të dhënave vë në pikëpyetje objektivitetin e institucionit dhe më pas si spital i cituar dëmton shumë.
Ata shtojnë se është keqpërdorur transparenca e tyre dhe se kjo ka bërë që të gjithë lexuesit të kenë një paramendim se vetëm në spitalin “Zhan Mitrev” humbin jetën pacientët pa u përmendur numrat e pacientëve me coroanvirus që kanë humbur jetën në institucionet tjera shtetërore dhe private.
Nga Zhan Mitrev thonë se numrat sa i përket vdekjeve janë krejtësisht ndryshe.
“Për fat të keq, realitet është krejtësisht i ndryshëm. Sipas të dhënave që janë në INSH, rezultatet janë kështu: Numri i përgjithshëm i muajit janar është 328, më saktë nga 4 janari deri më 31 janar është 286, ndërsa në “Zhan Mitrev” janë 14. Në përqindje kjo është 4.9%. Nëse meret parasysh që nga fillimi i pandemisë, numri i të vdekurve është 2.893, ndërsa përqindja e vdekjeve në institucionin tonë është 5%”, thuhet në njoftimin e klinikës.
Në fund ata shtojnë se si institucion që nga fillimi i pandemisë për çdo ditë lufton për jetën e pacientëve me komplikime të rënda dhe se që në fillim janë vendosur në dispozicion të gjitha kapacitet e spitalit për shërim të shpejtë.
Ata shpresojnë se kjo mënyrë e publikimit të numrave të jetë e fundit dhe se presim bashkëpunim të mëtejshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me ISH-në./Telegrafi/
The post “Zhan Mitrev”: Filipçe duhet t’i thotë të gjitha numrat e të vdekurve dhe të kërkojë falje appeared first on Telegrafi.