“Zhan Mitrev” dhe “Sistina” hapin dyert për të lënduarit në tragjedinë e Koçanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klinikat private në Shkup, Zhan Mitrev dhe Acibadem Sistina kanë hapur dyert për të lënduarit në zjarrin masiv në një diskotekë në Koçani.

“Në këto momente, kur fjalët janë të pafuqishme për të përshkruar dhimbjen që ndiejmë, më e rëndësishmja është të jemi së bashku. Tragjeditë na kujtojnë se humanizmi, solidariteti dhe mbështetja janë gjërat më të fuqishme që kemi.

Dyert e Klinikës Zan Mitrev janë të hapura për këdo që ka nevojë për ndihmë mjekësore, dhe ekipi ynë është i gatshëm t’i përgjigjet çdo thirrjeje me nivelin më të lartë të kujdesit dhe përkushtimit. Disa persona nga aksidenti tashmë janë duke u trajtuar në klinikën tonë. Në dispozicion kemi vënë edhe automjetet ambulatore të Klinikës për të arritur tek të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.

Këto janë momente kur duhet të qëndrojmë të bashkuar, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të tregojmë se askush nuk është vetëm. Me mendimet dhe zemrat tona jemi me të lënduarit dhe familjet e tyre”, thonë nga Klinika Zan Mitrev.

Advertisement

Edhe nga Acibadem Sisitan thonë se janë të hapur për të lënduarit dhe familjarët e tyre.

“Ju njoftojmë se tashmë janë pranuar pacientë me lëndime të rënda në spital. Spitali është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe po ofron ndihmë aty ku është më e nevojshme. Në dispozicion janë 20 vende në kujdesin intensiv për trajtimin e pacientëve më kritikë, si dhe i gjithë kapaciteti dhe ekipi mjekësor i spitalit i domosdoshëm për trajtim urgjent”, thonë nga Sistina. /Telegrafi/

The post “Zhan Mitrev” dhe “Sistina” hapin dyert për të lënduarit në tragjedinë e Koçanit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy