Për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë akredituar 1045 vëzhgues nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas informatave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor këto zgjedhje do të monitorohen nga vëzhgues vendor dhe ndërkombëtar.
Aksios – asociacioni qytetar për zgjedhje do të ketë 512 vëzhgues, CIVIL do të ketë 190 vëzhgues si dhe 12 vëzhgues do të jenë nga Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Gjithashtu janë akredituar edhe 219 vëzhgues ndërkombëtar dhe 40 përkthyes për këto organizata ndërkombëtare.
OSBE/ODIHR ka 217 vëzhgues, Ambasada e SHBA-ve ka 15, Ambasada britaneze ka 7 vëzhgues, Ambasadat e Francës dhe Hungarisë kanë nga 6 vëzhgues, IFES dhe ambasada e Shqipërisë kanë nga 5 vëzhgues dhe Komisioni zgjedhor i Bosnjes ka 3 kurse ambasadat e Greqisë, Bullgarisë dhe Spanjës kanë nga dy vëzhgues. /Telegrafi/
The post Zgjedhjet në Maqedoni do t’i ndjekin 1045 vëzhgues appeared first on Telegrafi.