Kontrolli në Listën Zgjedhore përfundon sonte në mesnatë, ndërsa qytetarët deri sonte kanë pasur mundësi të paraqesin kërkesa për plotësim ose fshirjen e të dhënave në KSHZ.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri më tani në Listën e Zgjedhore janë kontrolluar 13.916 persona, ndërsa janë parashtruar gjithsej 140 kërkesa për regjistrim në Listën Zgjedhore, 31 kërkesa për fshirje të të dhënave nga lista zgjedhore dhe 43 kërkesa për ndryshim të të dhënave. Po ashtu nëpërmjet e-mailit zyrtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve [email protected] janë dërguar 88 kërkesa të ndryshme.
Ndërkohë rrjedhin afatet edhe për aktivitetet e tjera zgjedhore. KSHZ-ja duhet ta mbyllë Listën e Votuesve deri më 24 Shtator dhe ta nënshkruajë atë më së voni deri më 1 Tetor. Të Shtunën, më 11 Shtator, në mesnatë, përfundon afati për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet vendore në Komisionet Zgjedhore Komunale.
Fushata zgjedhore, zyrtarisht, fillon më 27 shtator. Në ndërkohë, rrjedh afati për paraqitjen e kërkesave në KSHZ për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale.
The post Zgjedhjet lokale në Maqedoni, sonte skadon afati për këqyrjen e Listës Zgjedhore appeared first on Telegrafi.