Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor, pasi siç njoftoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të njëjtat do t’i shpallë më 6 gusht.
Megjithatë, për këto zgjedhje u paralajmërua edhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor, gjegjësisht rritja e pragut të kalimit.
Kjo ngjalli reagime të shumta nga partitë e vogla, ndërkaq dje edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski paralajmëroi se nuk do të dekretojë ndryshimet e njëjta.
Ai tha, se rritja e pragut të kalimit në 2%, është në kundërshtim me atë çfarë paraqet rekomandim i OSBE-së, që është kalimi të jetë me 1%.
Ndërkohë, ka vijuar deklarata e ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Paralajmëroi përmirësim të tekstit ligjor të Kodit Zgjedhor.
The post Zgjedhjet lokale më 17 tetor, i paqartë ndryshimi i Kodit Zgjedhor në Maqedoni appeared first on Telegrafi.