Komisioni parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime sot duhet të debatojë për Propozim-vendimin për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Teknike Operative (ATO).
Kryetarja e Komisionit parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Marija Georgievska, së fundmi informoi se në konkursin për drejtor të ATO-s janë paraqitur 21 persona. ATO ka rreth dy muaj që është pa drejtor.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 5 shtator 2023, mori vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të ATO-s. Drejtor i ATO-s mund të zgjidhet personalitet që i plotëson kushtet si vijon: të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut; të ketë të fituar së paku 240 kredi sipas EKTS, pra shkallën VII/1 të arsimit në këto fusha: informatikë, elektroteknikë, teknologji kompjuterike dhe informatikë, inxhinieri telekomunikacioni, siguri, siguri kompjuterike, shkenca juridike ose ekonomike dhe të ketë së paku dhjetë vjet përvojë pune pas përfundimit të arsimimit në fushat e parashikuara në nënpikën 2) të kësaj pike.
Në rend dite të Komisionit është edhe konstatimi i Propozim-vendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike dhe ndryshimi i Vendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e Çmimit shtetëror “Sh. Klimenti i Ohrit.
The post Zgjedhja e drejtorit të ATO-s sot në Komisioni parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime appeared first on Telegrafi.