Komisioni për zbatimin e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit nga radhët e prokurorëve publik dje ka publikuar rezultatet pas zgjedhjeve të zbatuara nga ana e prokurorëve publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas konkursit të shpallur në Gazetën Zyrtare të RMV-së nr.128/20 nga 18.05.2020 në territorin e PLP Manastir, PLP Gostivar, PLP Shkup si dhe nga lista e posaçme e kandidatëve të prokurorëve publik të të gjitha bashkësive që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për gjithë territorin e vendit.

“Për anëtar të PLP Manastir është zgjedhur Antonio Jolevski- prokuror publik në PTHP Manastir, për anëtar të këshillit nga PLP Gostivar është zgjedhur Faik Arsllani- prokuror publik në PLP Gostivar, për anëtar të Këshillit të PLP- Shkup është zgjedhur Fidanka Rajevska- prokuror publik në PLP Shkup, për anëtar të listës së posaçme të kandidatëve për prokuror publik që nuk janë shumicë në RMV për gjithë territorin e Republikës është zgjedhur Kole Shterjev- prokuror publik në PLP Shkup”, theksohet në komunikatën e Këshillit të prokurorëve publik të RMV-së.

The post Zgjedhen anëtarët e Këshillit të prokurorëve publik në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";