Zgjatet afatin për azhurimin e të dhënave në banka për qytetarët të cilët nuk arritën të marrin 6.000 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria miratoi vendim për plotësimin e Vendimit për hapjen e një llogarie të veçantë të dedikuar për personat të cilët nuk i azhurnuan të dhënat brenda afatit të përcaktuar ligjërisht dhe nuk kishin mundësi të përfitojnë 6,000 denarët nga pakoja e katërt e masave. Zëdhënësi I qeverisë Dushko Arsovski, njoftoi se sipas ligjit përmbaruesit nuk mund të bllokojnë llogaritë e qytetarëve që kanë marrë mbështetje financiare nga shteti.

“27 milion eurot e parapara do të arrijnë te të gjithë qytetarët. Lidhur me bankat, ka pasur një apel nga Qeveria për tolerancë në afatet, derisa të përfundojë procesi i pagesës. Bankat iu referuan afatit ligjor, 25 dhjetor, dhe kjo është arsyeja pse me vendimin e djeshëm të Qeverisë, ne e kapërcyem atë problem duke ndryshuar ligjin, i cili zgjat afatin për azhurnimin e të dhënave në mënyrë që qytetarët të marrin paratë. Ne presim që procesi të përfundojë në janar, natyrisht, më parë duhet të kalojë në Kuvend.”, tha Dushko Arsovski, zëdhënës i qeverisë.

Lidhur me ankesat e arritura deri te qeveria nga qytetarë që nuk kanë marrë ndihmën financiare prej 6 mijë denarësh, Arsofski informoi se numri më i madh i ankesave që nuk janë pranuar janë nga qytetarë të cilët kanë marrë ndihmë nga pakoja e tretë e masave, ndërsa politika e Qeverisë është që të përfshihen sa më shumë qytetarë.

 

Advertisement

The post Zgjatet afatin për azhurimin e të dhënave në banka për qytetarët të cilët nuk arritën të marrin 6.000 denarë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy