Zeqiri: Edhe në kohë krize e rritëm pagën minimale në 18 mijë denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja nga radhët e LSDM-së, Belkisa Zeqiri tha se LSDM edhe në kohë krize mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe avancimin e standardit jetësor të qytetarëve.

“Nga muaji prill, 80 mijë punëtorë do të marrim pagë minimale prej 18 mijë denarëve ose gati 3.000 denarë më shumë sa e kanë marrë deri tani. Krahas rritjes së pagës minimale, po ashtu jemi të përkushtuar edhe në rritjen e të gjitha pagave”, tha ajo.

Sipas saj, 130 mijë qytetarë do të marrin paga më të mëdha përmes subvencionimit të kontributeve dhe për këtë janë siguruar 48 milionë euro për sivjet.

“Në krizë ekonomike që vjen nga kriza evropiane me energjetikën dhe rritjen e çmimeve, mbesim të përkushtuar në mbështetjen financiare të qytetarëve. E mbrojmë standardin e qytetarëve”, tha Zeqiri.

Advertisement

 

The post Zeqiri: Edhe në kohë krize e rritëm pagën minimale në 18 mijë denarë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy