Opozita shqiptare këmbëngulë se Aleanca për Shqiptarët duhet ta lirojë vendin e anëtarët në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, pasi ASh tashmë është pjesë e Qeverisë, ndërsa në KSHZ po mban vendin e opozitës. Deputeti i Lëvizjes Besa, pjesë e opozitës së bashkuar shqiptare, Fadil Zendeli, shprehet se është shumë e qartë se si ndahen vendet në atë Komision.
“Në Kodin Zgjedhor shumë qartë është e definuar se si ndahen vendet e anëtarëve të KSHZ-së, 3 anëtarë të KSHZ i kanë partitë opozitare dhe 4 anëtarë kanë partitë që janë në pushtet. Kjo është ndarja dhe mbi bazën e kësaj ka 1 vend që është bosh në pjesën që i takon opozitës”, tha Fadil Zendeli.
Zendeli thotë se tashmë kanë marrëveshje politike mes bllokut opozitar shqiptar dhe opozitares OBRM-PDUKM që ai vend në KSHZ tu takojë partive opozitare shqiptare, andaj kanë nisur edhe nismë kuvendore që në mbledhjen e ardhme të jetë pikë e rendit të ditës.
Ky reagim i Zendelit vjen pas deklaratave të djeshme të kreut të ASH-së, Arben Taravari, i cili tha se nuk po mendojnë ta lëshojnë vendin e anëtarit në KSHZ.
Për këtë, Zendeli u shpreh se Taravari po përpiqet të blejë kohë./TV21/
The post Zendeli: Opozitës shqiptare i takon një vend në KSHZ appeared first on Telegrafi.