Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në “Summer Click” në TV21 tha se si parti nuk e kanë prioritet largimin e BDI-së nga pushteti.
Zendeli tha se prioritet për ta është ndryshimi i klimës politike dhe mënyrës së bërjes së politikës.
“Nëse më pyet mua, por edhe Lëvizjen Besa, nuk është prioritet numër një largimi i BDI nga pushteti, për shkak se nëse do të kishim menduar se ky është prioritet numër një, atëherë ne vetëm do të mendonim, ok, largojmë disa politikanë, nuk them subjekt politik, në subjekt politik ka njerëz të mirë dhe jo të mirë, largojmë disa politikanë të korruptuar që skenën politike…e shohim edhe ditëve dhe javëve të fundit dmth, nuk ka javë që nuk ka ndonjë aferë korruptive që nuk lidhet me këtë subjekt politik dhe me individ të caktuar të saj”, theksoi Zendeli.
Ai foli edhe për dy deputetët e Lëvizjes Besa që u larguan nga kjo parti, ndërsa tha se Arjanit Hoxha bashkë me deputetin Bastri Bajrami, janë ndarë nga Lëvizja Besa për shkak të vendimit të partisë për krijimin e frontit opozitar bashkë me subjekte tjera politike.
“Ndarja, më shumë mospajtimet kanë qenë rreth bashkëpunimit opozitar, edhe Arjaniti edhe Basriu kanë pasur një pozicion pak më ndryshe rreth bashkëpunimit opozitar”, tha Zendeli.
Deputeti Zendeli shtoi se Hoxha bashkë me Bajramin kanë menduar se Lëvizja Besa mund të rrugëtojë më mirë e vetme në skenë politike.
The post Zendeli: Lëvizja Besa nuk e ka prioritet largimin e BDI-së nga pushteti appeared first on Telegrafi.