Zv.ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli-Shaqiri, në një kumtesë për media thotë se “Korridori 8” është një projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor. Ajo thekson se përparimi në procesin e shpronësimeve të parcelave për ndërtimin e “Korridorit 8” ka qenë një përpjekje intensive dhe shumë e rëndësishme.

“Për këtë projekt madhor është e nevojshme shpronësimi i 4032 parcelave, ndërsa ne me krenari ju themi se deri sot kemi arritur të shpronësojmë 2432 prej tyre, që i bie mbi 50%. Ky rezultat tregon qartë për përkushtimin dhe angazhimin e gjithë ekipit dhe ecurinë me ritëm të shpejtë drejt realizimit të këtij korridori të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut”.

“Ne e gjetëm procesin e shpronësimeve në fazë shumë të ulët, me vetëm 3% të përfunduara. Mirëpo, organizimi i mirë i punës bëri që në një periudhë një mujore të arrijmë në përfundim të mbi 50% të shpronësimeve. Padyshim se ky është sukses i të gjitha palëve të përfshira në këtë proces. Fokusi ynë është i jashtëzakonshëm për të arritur deri në finalizimin e shpronësimit të të gjitha parcelave”, thotë Zekolli-Shaqiri.

“Një falënderim shkon edhe për zv.Drejtorin, Nazim Taipi dhe kolegët tjerë nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore (NPRRSH) për korrektësinë dhe bashkëpunimin që kanë treguar deri më tani në këtë proces. Me një ekip të këtillë, të përkushtuar maksimalisht, puna ka qenë kyçe deri në arritjen e këtij progresi të madh”, thotë ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zekolli-Shaqiri për “Korridorin 8”: Janë shpronësuar mbi 50% të parcelave appeared first on Telegrafi.