Zv. ministrja e Transportit dhe Lidhjeve Kaltrina Zekolli-Shaqiri theksoi se korridori 8 përballet me shumë probleme, por siç shtoi punojnë intensivisht që problemet të zgjidhen.

Zekolli-Shaqiri në emisionin “Daily Click”, bëri të ditur se për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup-Bllacë.

“Në dy muajt e ardhshëm pritet të lëshohet për qarkullim dy kilometrshi i rrugës deri tek qarkorja e hyrjes në Qytetin e Shkupit, e cila lidhë pastaj me rrugën e njohur Shkup-Bllacë”, tha Zekolli-Shaqiri.

Për autostradën Kërçovë-Ohër, zv. ministrja thotë se, një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet për qarkullim në pranverën e vitit 2025.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet për qarkullim në pranverën e vitit 2025”, tha Kaltrina Zekolli-Shaqiri.

The post Zekolli-Shaqiri: Për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup – Bllacë appeared first on Telegrafi.