Derisa nga ana e Kosovës janë ndarë mjete dhe kanë filluar punimet për rrugën Tetovë-Prizren, nga ana e Maqedonisë një gjë e tillë akoma nuk ka filluar.

Zëvendësministrja për transport e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli-Shaqiri njoftoi se më 4 nëntor pritet të nënshkruhet marrëveshja për projektim.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga të dyja palët, Ministria e Transportit e RMV dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës.

Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në Shkup, dhe për implementimin e këtij segmenti duke i respektuar ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është i nevojshëm ratifikimi nga Kuvendi” ka njoftuar Zekolli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Zekolli: Më 4 nëntor nënshkruhet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovë-Prizren appeared first on Telegrafi.