Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri do të zgjerojë dhe rinovojë kabinetin e tij. Dje Sekretariati i Përgjithshëm shpalli konkurs për rinovimin e një pjesë të hapësirave në Qeverinë e Maqedonisë dhe blerjen e mobiljeve.

Në dokumentacion thuhet se bëhet fjalë për formim të hapësirës së kabinetit të sekretarit të Përgjithsëm të QEverisë.

“Për formimin e hapësirës së punës në kabinet, për të pasur më shumë hapësirë dhe funksion më të adh është propozuar që të ngjitja e një pjese të hodnikut me pjesën e kabinetit. Kabineti ndodhet në katin e dytë. Rikonstruktimi i propozuar nuk ndikon te konstrukti i objektit dhe nuk prish sistemin ekzistues konstrukitv të ndërtimit”, thuhet në dokumentacionin teknik e publikuar në Byronë për Furnizime Publike.

Zekiri për “SDK” thotë se kur është emëruar në këtë pozitë nuk i është dhënë zyra që e ka përdorur ish-sekretari i Përgjithshëm, Dragi Rashkovski për shkak se e ka marrë zëvendëskryeministri Grubi dhe atij është i është dhënë zyrë më e vogël./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zekiri shpall konkurs për rinovim të zyrës për shkak se Grubi ka zyrën e ish-sekretarit appeared first on Telegrafi.