Zyrtari i LSDM-së dhe sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri ka komentuar ndryshimin e planeve në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë Zaev II duke e komentuar si ndrrim loje, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ndryshoi loja” ka shkruar në Facebook Zekiri.
Zekiri është sekretar i Qeverisë dhe ka qenë deputet në dy përbërjet e fundit, si anëtar i LSDM-së së Zoran Zaev, ku edhe ka mbajtur pozitën e nënkryetarit.
Përndryshe, për momentin nisma për rrëzimin e Qeverisë quhet e dështuar pasi deputeti i 61-të Kastriot Rexhepi nuk ka ardhë në Kuvend për të rrëzuar qeverinë edhe pse ishte nënshkruar në nismën e njejtë para disa ditëve. /Telegrafi/
Advertisement
The post Zekiri: Ndryshoi loja appeared first on Telegrafi.