Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së Muhamed Zekiri, do të mbetet në paraburgim, pasi Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë që Zekiri të qëndrojë në paraburgim.
Nga gjykata thonë se garanca që e ka ofruar Zekiri nuk është shqyrtuar fare, pasi përveç rrezikut që ai të arratiset, është edhe rreziku që të pengojë hetimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para disa ditësh, në seancë publike në gjykatë, Zekiri tha se nuk e ka ndërmend të ikë, pasi nëse ka dashur këtë do ta kishte bërë më herët.
Ai mohoi se ndjehet fajtor në lëndën ku dyshohet se ka nënshkruar marrëveshje për shërbime konsultimi me një kompani, pa shpallje publike, me çka sipas Prokurorisë e ka dëmtuar buxhetin e shtetit.
Përveç Zekirit, të dyshuar janë edhe dy shtetas kroat. Ata janë të pakapshëm për organet e rendit dhe për ta është lëshuar fletarrest ndërkombëtar./Telegrafi/
The post Zekiri mbetet në paraburgim, Gjykata e Apelit ia refuzon ankesën appeared first on Telegrafi.