Nënkryetari dhe deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri për laptopët e blerë nga Kuvendi tha se janë donacion dhe nuk janë për përdorim personal të deputetëve.

“Deputetët nuk e kanë ditë se çfarë po ndodh. Ata janë thes boksi dhe të gjithë mendojnë se kemi kërkuar ato laptopë. Është projekt me vite dhe vitin e kaluar është marrë vendim që të furnizohen kompjuterë me donacion nga ambasada e Zvicrës për shërbimin kuvendar dhe jo për deputetët”, tha Zekiri.

Ai sqaroi se kanë kompjuterë zyrtar nëpër zyrat e tyre dhe po ashtu kanë edhe tableta që i mbajnë dhe në fund të mandatit i kthejnë sërish.

Zekiri potencoi se paratë për laptopët nuk janë paguar nga buxheti por janë donacion./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zekiri: Laptopët janë donacion dhe nuk janë për përdorim personal të deputetëve appeared first on Telegrafi.