Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Zekiri përmes një statusi në Facebook ka reaguar në lidhje me vendimin e Prokurorisë për hetim ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare ku thotë se beson në institucionet e sistemit, drejtësi dhe se e vërteta do dal në shesh.

“Gjatë karrierës sime gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vërtet, rrugën e ndershmërisë, te drejtës dhe të vërtetës. Andaj duke qëndruar mbi këto vlera të jetës sime të cilave do tu mbetem besnik, jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV.

Besoj në institucionet e sistemit, besoj në drejtësi dhe besoj se e vërteta do dal në shesh. Të gjitha institucioneve ju qëndroj në dispozicion në çdo kohë për të dëshmuar pafajësinë time.

I nderuari kryeministër, Ju faleminderit për mundësin e dhënë të jem pjesë e përbërjes Tuaj qeveritare dhe Ju faleminderit që besuat në angazhimin dhe përkushtimin tim në punë”, shkruan Zekiri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria sot ka ngritur hetim ndaj funksionarit të lartë të Qeverisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa së bashku me të akuzohen edhe dy shtetas kroat.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për Muhamed Zekirin./Telegrafi/

The post Zekiri: Jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm, e vërteta do të del në shesh appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";