Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi, ka folur në lidhje me vendimin e Kastriot Rexhepit, që të mos mbështesë rrëzimin e Qeverisë së Zaevit.
Skender Rexhepi para gazetarëve tha se komunikimin e fundit me Kastriot Rexhepin, e ka pasur para katër viteve, ndërsa shtoi se e ka pritur prej tij këtë vendim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Para katër viteve për herë të fundit kam komunikuar me Kastriot Rexhepin. Për fat të keq tonin ndodhi që sot të mos bie BDI. Shpresoj që deri në 00:00 të ndodh e kundërta, ndërsa e mira është se e kemi ditur se ata që tradhtojnë një herë, tradhtojnë gjithmonë”.
“Tani do të presim që ata që janë bartës të procesit, të deklarohen dhe të shohim hapat e radhës. Shpresojmë që deri në 00:00, pasi deri atëherë është afati do të bie Qeveria”, tha Skender Rexhepi.
I pyetur nëse vendimi i Kastriot Rexhepit është personal, ai shtoi se kjo duhet të analizohet./Telegrafi/
The post Zejdi për Kastriot Rexhepin: Ai që tradhton një herë, tradhton çdo herë appeared first on Telegrafi.