Siç njoftojnë nga MPB, dje në rrugën Kumanovë – Shkup, në pikëpagesën në Milladinivci, një automjet ‘Iveco’ me tabela të Shkupit, e drejtuar nga një shofer i panjohur, ka goditur shtyllën prej betoni të një nga kabinat.

Pas aksidentit, shoferi ka ikur nga vendngjarja, dhe gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar 43 emigrantë.

Emigrantët kanë qenë 13 nga Bangladeshi, 11 nga Pakistani, 10 nga Siria, 5 nga Afganistani dhe 4 nga Turqia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në aksident, një person ka marrë lëndime të rënda trupore. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa emigrantët janë bartur në Qendrën pranuese në Gjevgjeli. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

The post Zbulohen 43 emigrantë në rrugën Kumanovë – Shkup appeared first on Telegrafi.