Kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar bisedë telefonike me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi. Informacionin për “Alsat” e konfirmojnë burime të LSDM-së nga ku thonë se kreu socialdemokrat i ka ofruar kreut të Alternativës që të zgjedh ditën kur duan të ulen dhe të bisedojnë për zgjerimin e shumicës parlamentare.
Nga “Alsat” thonë se kanë kërkuar qëndrimin e Gashit për të konfirmuar bisedën telefonike dhe takimin e mundshëm, por deri në këto momente nuk morëm përgjigje konkrete.
Ndërkohë Alternativa ka mbledhur kryesinë e ngushtë për të diskutuar hapat e mëtejmë si subjekt politik. Jo zyrtarisht, Alternativa po shqyrton mundësinë për të qenë pjesë e pushtetit, por një informacion të tillë as nuk e konfirmojnë dhe as nuk e përgënjeshtrojnë nga partia e Afrim Gashit.
Gashi më herët ka thënë se janë të gatshëm të negociojmë për Qeveri derisa partisë së tij i bëhet ofertë konkrete. Madje Gashi ka potencuar se ofertën për t’u bërë pjesë e shumicës do ta shpalos edhe para partnerit të koalicionit me të cilin vazhdon bashkëpunimi.
The post Zaevi zhvillon bisedë telefonike me Gashin, flitet për zgjerimin e shumicës parlamentare appeared first on Telegrafi.