Zaev: Zgjedhjet më 5 korrik, janë përmbushur kushtet ligjore dhe kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zaev: Zgjedhjet më 5 korrik, janë përmbushur kushtet ligjore dhe kushtetuese

Zgjedhjet urgjente janë të domosdoshme dhe tejet të rëndësishme për të rivendosur institucionet që duhet t’u shërbejnë qytetarëve me kapacitet dhe legjitimitet të plotë. Kjo është e nevojshme për ballafaqimin më të mirë të krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga COVID-19”, deklaron kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Data për zgjedhjet nuk është dhe nuk mund të jetë dëshirë partiake apo personale, ajo përcaktohet nga kushtetuta dhe ligjet.

Për Mickoski dhe OBRM-PDUKM-në, shëndeti i qytetarëve nuk ka aspak rëndësi, këto janë thjesht justifikime për mos të shkuar në zgjedhje. Në takimin me Pendarovskin, Hristijan Mickoski nuk përmendi shëndetin e qytetarëve, as krizën shëndetësore”, deklaron Zaev.

Lexo po ashtu:

Mickoski: Presidenti të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme, zgjedhjet në mes të korrikut

Advertisement

Ai thotë se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore dhe kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve. KSHZ-ja, si organ ekzekutiv, ka detyrimin të zhvillojë zgjedhjet, të cilat me ligj dhe kushtetutë janë më 5 korrik. Mosrespektimi i ligjit i nënshtrohet përgjegjësisë./Telegrafi/

The post Zaev: Zgjedhjet më 5 korrik, janë përmbushur kushtet ligjore dhe kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy