Kryeministri i vendit, Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot në Bruksel u takuan me eurokomisarin për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Eurokomisari Varhej e priti delegacionin e vendit tonë me mesazhin se qëllimi i tij dhe i Komisionit Evropian është që të pranojnë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut gjatë Presidencës aktuale të Portugalisë me BE-në dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE.

Mes tjerash Varheji shtoi se BE-ja është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe sot pas 2.5 vjetësh në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së po mbahet debat strategjik për Ballkanin Perëndimor me të cilën zhbllokimi i rrugës Evropiane për Maqedoninë e Veriut është prioritet numër një. Brukseli po bën përpjekje dhe mbështet të gjitha idetë për zgjidhje në mënyrë që të zhbllokojë këtë proces.

Kryeministri Zaev gjatë takimit me eurokomiasrin Oliver Varhelyi theksoi se i vlerëson lartë përpjekjet e Komisionit Evropian dhe pret një nivel të përshtatshëm të bashkëbiseduesve dhe bashkëpunëtorëve nga Bullgaria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zaev tha se Qeveria teknike në Bullgari mund të jetë një mundësi për një zgjidhje së shpejti, por sërish po presin që pala tjetër të inkurajohet për angazhimin e një zgjidhjeje.

“Ne jemi të gatshëm për bisedime, besojmë se duhet të kemi edhe një përpjekje në periudhën që vjen, por duhet ta dinë dhe kolegët në Bullgari dhe të gjithë në Bashkimin Evropian se për identitetin tonë, nuk do të negociojmë dhe nuk do të bisedojmë dhe se të gjitha përpjekjet të vendoset në tavolinë negociuese do të refuzohen nga pala maqedonase”, ka thënë në takim kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev dhe eurokomisari Varheji në takim në Bruksel thanë se identiteti nuk mund të jetë arsye për bllokim të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.

The post Zaev-Varhelyi: Identiteti nuk mund të jetë arsye për bllokimin në procesin e integrimit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";