Kryeministri i RMV-së Zoran Zaev, nëpërmjet një video-mesazhi ka uruar qytetarët për Vitin e Ri. Ai e cilëson vitin 2020 si të vështirë, ndërsa i ka falënderuar ata që kanë qenë në vijën e parë në luftën me pandeminë.
Zaev thotë se viti 2020 do të kujtohet si viti i krizës më të madhe botërore në shekullin e ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Si në aspektin shëndetësor edhe atë ekonomik, Qeveria u përgjigj me masa në kohë dhe gjithëpërfshirëse – ne ofruam siguri për secilin qytetar individualisht, si dhe për shoqërinë në tërësi. Në krijimin e masave, ne nuk ishim të udhëhequr nga parimi ose-ose, por shëndet dhe sigurim shoqëror. Ne kemi siguruar një ekzistencë për shumë qytetarë”, tha Zaev.
Ai shprehu ngushëllime për qytetarët që i kanë humbur të afërmit e tyre nga pandemia, si dhe bëri thirrje për fushatë pozitive për vaksinat.
““Njëherit, shpreh ngushëllim për çdo jetë të humbur, ndërsa lufta e përbashkët të jetë forcë për familjet që përjetuan humbje, të gjejnë qetësinë shpirtërore. Viti i ardhshëm 2021, do të jetë vit i vaksinimit dhe të daljes nga pandemia e virusit korona. Vaksinat janë mundësi të mbrojmë jetë dhe përsëri ta kthejmë mënyrën e zakonshme të jetesës. Mundësi për ta tejkaluar këtë krizë shëndetësore”, deklaroi Zaevi./Telegrafi/
The post Zaev uron Vitin e Ri: Periudhë e vështirë për të gjithë botën, të sjellim standarde evropiane në vitin 2021 appeared first on Telegrafi.