Zaev-Tsipras: Përfitimet e Marrëveshjes së Prespës sot njihen edhe nga palët të cilët kishin dyshime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrat për çështje evropiane dhe ekonomike, Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, realizuan takim me ish-kryeministrin e Greqisë dhe lider aktual i partisë politike Siriza, Aleksis Tsipras në Athinë.

Siç njoftojnë nga Qeveria, Zaev dhe Tsipras u shprehën të kënaqur që Marrëveshja e Prespës është fuqishëm e njohur dhe e mbështetur nga të gjitha palët në rajon, Evropë dhe më gjerë dhe që në të shihet si shembull për zgjidhjen e kontesteve mes tjera shteteve.

“Sot përfitimet nga Marrëveshja njihen edhe nga aktorët politik të cilët për arsye të ndryshme para tre viteve kishin dyshime dhe mosbesime”, u theksua në takim.

Lideri i Siriza dhe ish-kryeministër i Greqisë, Tsipras, e potencoi mbështetjen e fuqishme për Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe tha se do të investojë gjithë kapacitetin e tij dhe kapacitetin e partisë së tij për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në realizimin e këtij qëllimi strategjik.

Advertisement

“BE-ja duhet t’u ofrojë vendeve si Maqedonia e Veriut të cilët treguan rezultate serioze në rrugën evropiane dhe me këtë të mund të pamundësohen përforcime të reja politike të palëve nacionaliste dhe destruktive të Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë”, përfunduan Zaev dhe Tsipras.

The post Zaev-Tsipras: Përfitimet e Marrëveshjes së Prespës sot njihen edhe nga palët të cilët kishin dyshime appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy