Kryeministri Zoran Zaev sot priti ish-kryeministrin e Greqisë Alexis Tsipras.
Zaev dhe Tsipras, në takimin e ndjekur nga zv. Kryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, ranë dakord që tre vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës më 17 qershor 2018, çdo ditë vijnë përfitimet e zgjidhjes së mosmarrëveshjes tre-dekadëshe që vendosi miqësinë strategjike midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
“Mesazhet e dërguara globalisht nga Forumi i Prespës për Dialog konfirmojnë arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cila sot dhe nesër në Ohër dhe Prespë respektohet nga qindra mysafirë të rangut të lartë nga rajoni, Evropa dhe bota për të afirmuar vlerat që burojnë nga fryma e Marrëveshjes”, thanë bashkëbiseduesit.
Thelbi i Marrëveshjes së Prespës, thanë Zaev dhe Tsipras, me forcën dhe rëndësinë e saj e obligon BE-në të heqë pengesat për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/
The post Zaev-Tsipras: Marrëveshja e Prespës e obligon BE-në të largon pengesat për integrimin e RMV-së appeared first on Telegrafi.