Kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Samo intervju” në Kanal 5 mes tjerash foli për dekriminalizimin e marhiunës për përdorim personal dhe debatin mbi legalizimin e marihuanës.

“Dekriminalzimi është dhënia e së drejtës qytetarëve të cilët konsumojnë marihuanë për përdorim personal ose 0.5 gramë”, tha kryeministri Zaev duke shtuar se konsumimi i marihunës gjithkund në botë ka dëshmuar se lufton drogat si heroina, kokainë dhe droga tjera vrasëse.

Sipas Zaev, legalizimi i plotë i marihuanës është resurs serioz për zhvillim dhe sjell përfitime ekonomike dhe se këtë e ka provuar shteti i Kanadasë, Kalifornisë dhe Hollandës.

Në pyetjen e gazetarit nëse ka konsumuar ndonjëherë marihuanë, ai u përgjigje negativisht duke thënë se kjo nuk e ndalon atë që të rreshtohet “për” legalizim të marihunës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jo nuk kam provuar, po kjo s’do të thotë se nuk duhet të mbështes diçka që unë nuk e përdor”, deklaroi Zaev duke e pyetur gazetarin nëse ai ka provuar, ndërsa gazetari u përgjigj se gjithçka duhet të provohet në jetë./Telegrafi/

The post Zaev thotë se nuk ka konsumuar marihuanë dhe pyet gazetarin nëse ka konsumuar ai ndonjëherë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";