
Kryeministri Zoran Zaev ka bindur qytetarët e Maqedonisë së Veriut, se në të gjitha rrethanat, këtë verë lirisht do të mund të udhëtojnë.
Ai ka treguar, se qëllimi është që deri në verë, përqindja e të vaksinuarve kundër Covid-19, do të arrijë deri në 50%.
“Krahas dozës së dytë të vaksinës, varianti i dytë është testi PCR jo më i vjetër se 72 orë, ose vërtetim për posedim të antitrupave. Besoj se do të gjendet zgjidhje, do të mundim këtë verë lirisht të udhëtojmë në të gjitha aspektet e mundshme”, tha Zaev.
Ai shtoi se qëllimi kryesor është që të arrihet përqindje serioze e të vaksinuarve, diku 50% deri në në verë./Telegrafi/
Advertisement
The post Zaev thotë se këtë verë qytetarët do të mund të udhëtojnë lirshëm appeared first on Telegrafi.