Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev priti në Kuvend kryekomunarët e vendit, me të cilët është diskutuar për regjistrimin.

Me këtë rast, Zaev ka deklaruar se thirrja për bojkot të regjistrimit, paraqet tentim për ta minuar këtë proces që është operacioni më i rëndësishëm statistikor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kjo paraqet papërgjegjshmëri dhe mungesë të ndërgjegjjes dhe se me mosrealizimin e procesit bëhemi i vetmi vend që nuk mund të planifikojë ndonjë zhvillim ekonomik, arsimor, kulturor.

Zaev theksoi se qëndrimet kundër procesit e shtyjnë vendin drejt të keqes dhe kërcënimit që të mbetemi pika e zezë e botës dhe një vend i izoluar sepse nuk ka të dhëna në bazë të të cilave do të planifikoheshin pes, 10, 50 dhe 100 vitet e ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai rikujtoi se regjistrimi është edhe detyrim yni si shtet sepse jemi shtet kandidat për anëtarësim në BE./Telegrafi/

The post Zaev: Thirrjet për bojkot të regjistrimit janë të papërgjegjshme appeared first on Telegrafi.