Forcat e treta dhe palët e treta edhe atë sa kanë ndikim në vendin tonë ashtu edhe në të gjithë rajonin, pyetja është se sa e lejojmë ne apo jo, tha kryeministri, Zoran Zaev, për “Telma”, në lidhje me çështjen e nëse vetoja e fundit për vendin tonë dhe bllokada e integrimit evropian mund të hapë derën për hyrjen e vlerave të tjera.

“Ajo që më frikëson është rritja e euroskepticizmit, për shkak të Bashkimit Evropian dhe arsyeve që BE u jep euroskeptikëve këtu në vend. Ajo mbart vlera të deformuara, vlera të anarkizmit, të autokracisë, të kaosit. Mbi 85 përqind e njerëzve tanë janë për vlerat demokratike. Kur diçka evropiane nuk konfirmohet nga BE, njerëzit fillojnë të mendojnë për mënyra të tjera”, paralajmëron Zaev.

Lufta për anëtarësim nuk është vetëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tha Zaev, duke shtuar se vendi ynë vazhdon me evropianizimin, por nuk mund të presim një raport për çdo 6 muaj.

“Premtime, ndonëherë ka, po ndonjëherë nuk ka, kështu që në fund nuk i kemi. Kjo më shkatërron mua personalisht dhe njerëzit. Është detyra ime ta ndjek, është vërtet e padrejtë dhe është një padrejtësi e madhe”, tha Zaev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev: Te ne kanë ndikim forca dhe palë të treta appeared first on Telegrafi.