
Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp tha se të martën do ta thërrasë Këshillin Qendror të LSDM-së për ta vërtetuar dorëheqjen e tij nga partia.
Ai shtoi se me këtë fillon edhe procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë dhe mandatarit në qeveri.
Ndryshe, natën e 31 tetorit, kryeministri dhe kryetari i LSDM-së për shkak të rezultateve të dobëta në komuna dha dorëheqje nga funksioni partiak dhe nga pozita e kryeministrit.
Në ndërkohë, nuk dihet se kush do të jetë kryetari i ri i cili po ashtu pritet të jetë mandatar në qeverinë e re e cila të enjten e kaluar i shpëtoi mosbesimit./Telegrafi/
Advertisement
The post Zaev të martën do të kërkojë t’i vërtetohet dorëheqja nga LSDM appeared first on Telegrafi.