“Taksa ekologjike është përgjigjja për kujdesin e mjedisit jetësor dhe në thirrjen e qytetarëve të ndërmarrim masa lidhur me këtë çështje të rëndësishme, prandaj edhe të gjitha paratë e grumbulluara të kësaj takse do të shkojnë në Fondin ekologjik e cila do të ndihmojë tranzicionin e drejtë nga lëndët djegëse fosile në energjense të burimeve të rinovueshme të energjisë”.

Këtë e ka thënë kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me vendimin e Qeverisë për të rritur taksën për derivatet e naftës. Në një intervistë për TV Telma, ai tha se qytetarët dhe biznesmenët nuk duhet të jenë të brengosur se kjo masë do të rritë çmimet e karburanteve.


Qeveria e RMV-së miratoi vendimin për “taksën ekologjike”, derivatet do të shtrenjtohen me 3,5 denarë
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Këtë masë askush nuk do ta kishte sjellë në kohën e vitit zgjedhor dhe duhet qytetarët ta dinë se ndikimi i kësaj mase nuk do të jetë më i madh se 0,07 për qind. Me rënien e çmimit të naftës në bursat botërore anulohet lartësia e akcizës prej 3 denarë të cilën e sollëm për shkak të zbutjes së pasojave nga COVID-19 dhe me këtë me të vërtetë nuk pritet ndikim më i madh i çmimit për shkak të taksës ekologjike”, ka theksuar Zaevi.

Ai tha se edhe me vlerën e re të taksës ekologjike për derivatet e naftës, Maqedonia e Veriut edhe më tej ka taksë të ulët për zbatimin deri në fund të parimit “ndotësi paguan” edhe për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për marrjen e masave dhe aktiviteteve për mbrojtje dhe përmirësim të mjedisit jetësor.

The post Zaev: Taksa ekologjike do të sigurojë mjete për burime të rinovueshme të energjisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";