Kryeministri Zoran Zaev në mbledhjen e sotme në Tiranë tha se nisma “Open Balkan” nuk do të lë peng Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut nga dështimet e BE-së për të integruar këta vende në Unionin Evropian.

“Kur së bashku me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama vendosëm linjat e Ballkanit të Hapur, ramë dakord që Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mbahen peng nga dështimet e Bashkimit Evropian për të zhbllokuar procesin tonë eurointegrues.

Europianizimi dhe zbatimi i vlerave evropiane në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri dhe Serbi nuk kanë arsye pse të presin”, tha mes tjerash Zaev.

Zaev në Samitin e “Ballkanit të Hapur” që po zhvillohet në Tiranë shoqërohet nga zv. ministri për Financa Dimitar Kovaçevski dhe zv. ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mbahen peng nga dështimet e BE-së appeared first on Telegrafi.