“Nëse ndonjë shtetas i ynë sëmuret dhe do të duhet të shërohet në Serbi ose Shqipëri, atëherë shtetet tona fqinje do të mbulojnë shpenzimet e trajtimit, e njëjta do të vlejë edhe për shtetasit e Shqipërisë dhe Serbisë në rast se sëmuren në shtetin tonë”.
Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuqiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, si dhe ministrat e shëndetësisë nga vendet fqinjë.
Zaev theksoi se memorandumi gjithashtu parasheh që këto shtete të angazhohen për bashkëpunim rajonal për të siguruar vaksinën kundër Covid-19.
“Që nga sot do të punojmë për koordinim për të siguruar vaksinën për Covid-19 për qytetarët tanë. Do të mbështesim dhe do të ndihmojmë njëri-tjetrin në momente nëse vjen deri te mbingarkesa e sistemeve shëndetësore”, pohoi Zaev.
Kreu i ekzekutivit në vend tha se me nënshkrimin e memorandumit, tre shtetet do të angazhohen që të mundësojnë lëvizje të lirshme të qytetarëve dhe operatorëve ekonomik.
“Hapim “korridore të gjelbra” për udhëtim të qytetarëve tanë si dhe të operatorëve ekonomikë. Shtetasit, por mbi gjitha operatorët ekonomikë të këtyre tre shteteve, do të udhëtojnë pa pasur nevojë për PCR-test, natyrisht duke respektuar masat, që janë thuajse identike”, tha Zaev.
The post Zaev: Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia do të thellojnë bashkëpunimin kundër pandemisë, qytetarët do të lëvizin pa test PCR appeared first on Telegrafi.