Kryeministri Zoran Zaev thotë se sanskionet do të vazhdojnë dhe askush nuk duhet të amnistohet.
“Publikisht ju bëj thirrje të gjithëve, dhe kjo është urdhër edhe i Qeverisë, që çdo dënim duhet të paguhet. Përsëritja e dënimeve çon në përgjegjësi penale, për shkak se kjo mund të sjell pasoja për rrethinën.”, tha Zaev i cili tha se ndonjëherë është e mirë dhe e shëndoshë që të ketë sanksione kur bëhet fjalë për shëndetin e qytearëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se qytetarët duhet ta dinë se me respektim të masave do të ketë më pak masa kufizsuese si në lëvizjes, ashtu edhe në jetën sociale dhe në ekonomi.
“Tashmë me masakat kemi jetesë normale”, tha Zaev./Telegrafi/
The post Zaev: Sanksionet do të vazhdojnë për të gjithë ata që nuk respektojnë masat appeared first on Telegrafi.