Në dhjetor ka një dritare kyçe në aspektin e politikës integruese në BE ndaj Ballkanit Perëndimor, thanë kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri holandez Mark Rutte në takimin e sotëm të përbashkët.

“Në takim u tha se procesi nuk do të jetë i besueshëm nëse progresi i bërë në dosjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk pranohet në raportin e tetorit të Komisionit Evropian, së bashku me rekomandimin e përsëritur që të dy vendet të përmbushin kushtet për fillimin e negociatave me BE-në”, njoftojnë nga Qeveria.

Në të njëjtën kohë, Zaev e njoftoi Rutte për nismën “Ballkani i Hapur” ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, e cila, sipas tij, synon të demonstrojë kapacitetin e përbashkët të rajonit dhe të sjellë përfitime konkrete. Ndërkohë Rutte shtoi se nisma duhet të mbetet e hapur për vendet e tjera të rajonit./Telegrafi/

The post Zaev-Rutte: Në dhjetor ka një dritare kyçe për integrim të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";